foto nga CMG

ShBA-ja është e zënë me organizimin e “Samitit për Demokracinë”, që ta zbukurojë veten si “fanar i demokracisë” dhe “shembull i demokracisë”. Por në fakt, “demokracia e tipit amerikan” mbetet si një mur gati i rrëzuar që nuk mund të forcohet me gjithë riparimet e llojllojshme.
Në “Raportin mbi Demokracinë në ShBA”, të publikuar ditët e fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, vihet në dukje se “demokracia e tipit amerikan” është bërë një “politikë e parave”, parimi “një person, një votë” është bërë “sundim nga elita”, ndërsa parimi tjetër “kontrollo dhe ekuilibro” është shndërruar në “politikë të vetos” midis dy partive.
Pak kohë më parë, Instituti Ndërkombëtar për Demokracinë dhe Ndihmën Zgjedhore i Suedisë publikoi Raportin mbi Gjendjen Globale të Demokracisë 2021, ku ShBA-ja përfshihet në listën e vendeve demokratike prapavajtëse, për arsye të “shtypjes së zgjedhjeve dhe përkeqësimit të polarizimit”. Këtë vit, në të paktën 19 shtete amerikane u publikuan 33 ligje për kufizimin e së drejtës së votimit dhe, si pasojë, e drejta e zgjedhjes e pakicave etnike u kufizua shumë. Ndërsa në arenën ndërkombëtare, nën pretekstin e demokracisë, ShBA-ja ka ndërhyrë në mënyrë arrogante në punët e brendshme të vendeve të tjera, ka shpërthyer luftëra dhe ka shkaktuar kudo trazira e katastrofa humanitare. (Wang Lei/ Artan)