Foto: Visual People

Foto: Visual People

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të shtunën librin e bardhë "Demokracia e Kinës", sipas të cilit modernizimi i Kinës nuk ndoqi rrugën e vjetër të Perëndimit, por u krijua një rrugë modernizimi e stilit kinez. Kina nuk kopjoi modelet demokratike perëndimore, po krijoi demokracinë e stilit kinez. Statusi i popullit si zot i vendit është thelbi i demokracisë popullore dhe sot demokracia kineze po përparon vazhdimisht.

Sipas librit të bardhë, demokracia kineze ka kaluar procesin e përzgjedhjes, eksplorimit, praktikës dhe zhvillimit. Bazuar në kushtet e veta kombëtare, Kina ka zhvilluar demokracinë popullore në gjithë procesin, që jo vetëm ka tipare dalluese kineze, por gjithashtu mishëron synimin e përbashkët për demokraci të të tërë njerëzimit. Demokracia kineze jo vetëm ka promovuar zhvillimin e Kinës dhe përtëritjen e kombit kinez, por edhe ka pasuruar format e qytetërimit politik njerëzor.

Në dokument theksohet se këmbëngulja në hartimin dhe zhvillimin e demokracisë kineze në përputhje me karakteristikat dhe realitetin e Kinës, dhe ndjekja e palëkundur e rrugës së zhvillimit demokratik në përputhje me kushtet kombëtare, është një përvojë bazë e zhvillimit demokratik të Kinës. Kina e zhvillon demokracinë duke trashëguar gjithmonë pesë mijë vjet qytetërim kinez, duke marrë mençuri dhe duke u ushqyer nga kultura e shkëlqyer tradicionale kineze. Vetëm demokracia që zë rrënjë në tokën e vendit dhe merr shumë lëndë ushqyese mund të vazhdojë të zhvillohet dhe të përmirësohet, dhe është më e besueshme dhe efektive.

Foto: Visual People

Foto: Visual People

Sipas librit të bardhë, demokracia popullore në gjithë procesin në Kinë është praktikuar në mënyrë konkrete e pragmatike dhe është testuar plotësisht nëpërmjet pjesëmarrjes së gjerë. Demokracia popullore në gjithë procesin është një ndërthurje e demokracisë zgjedhore dhe demokracisë konsultative dhe zbatohet përmes një ndërthurjeje zgjedhjesh, konsultimesh, vendimmarrjeje, menaxhimi dhe mbikëqyrjeje.

Në librin e bardhë thuhet se eksplorimi dhe praktikimi prej njerëzimit i demokracisë nuk do të përfundojë kurrë. Fati i botës duhet të jetë në duart e popujve të të gjitha vendeve dhe rregullat ndërkombëtare duhet të formulohen nga të gjitha vendet, çështjet globale duhet të qeverisen nga të gjitha vendet dhe rezultatet e zhvillimit duhet të ndahen nga të gjitha vendet. (Çang Çuo)