Veprimtaritë provë po vijojnë, ndërsa të gjitha përgatitjet për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022 kanë përfunduar, tha një zyrtar në një konferencë shtypi të premten.

Të 12 vendet janë të pajisura plotësisht për të pritur ndeshjet dhe garat, ndërsa ndërtimet kanë përfunduar dhe janë miratuar nga federatat ndërkombëtare të sporteve përkatëse.

Lidhur me variantin e ri të koronavirusit “Omicron”, organizatorët janë të vetëdijshëm për situatën dhe e vlerësojnë ndikimin që mund të ketë në Lojërat e Pekinit, u shpreh Zhao Weidong, drejtor i departamentit të komunikimit të Komitetit Organizator të “Pekin 2022”.

Zhao paraqiti gjithashtu planet për shitjen e biletave dhe menaxhimin e mbyllur për punonjësit e medies.

Komiteti organizator po punon me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për një politikë të hollësishme për biletat, duke mbajtur parasysh situatën e fundit.

Ndërsa punonjësit e medieve janë të lirë të udhëtojnë midis zonave të konkurrimit dhe objekteve brenda një qarku të mbyllur, duke përdorur tre shërbime transporti: trenat falas me shpejtësi të lartë, autobusët në shërbim 24-orësh falas dhe taksi me drejtues të përcaktuar nga komiteti organizator.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 do të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt, ndërsa Lojërat Paralimpike nga 4 më 13 mars.