Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një videofjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës për Kuptimin e Kinës për vitin 2021, të zhvilluar të enjten në Guangzhou të provincës jugore Guangdong.

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një videofjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës për Kuptimin e Kinës për vitin 2021(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një videofjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës për Kuptimin e Kinës për vitin 2021(Xinhua)

Bota jonë po përjeton ndryshime të papara në një shekull, u shpreh Xi, duke theksuar se “është edhe më e rëndësishme që ne të shkëmbejmë pikëpamje, të kemi më shumë ndërveprim e bashkëpunim dhe të kontribuojmë me mençurinë dhe forcën tonë për të trajtuar së bashku sfidat globale”.

"Për të kuptuar Kinën e sotme, duhet të kuptoni Partinë Komuniste të Kinës", tha Xi në fjalimin e tij.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 100-vjetorin e themelimit të PKK-së, Xi tha se kjo parti e bashkoi dhe e udhëhoqi popullin kinez në përpjekjet e pandërprera për të ndryshuar rrënjësisht fatet e veta dhe për të ushtruar një ndikim të thellë në rrjedhat e historisë botërore.

PKK-ja mbetet e përkushtuar ndaj qëllimit të saj themelor për t'i shërbyer me gjithë zemër popullit, duke ndjekur një filozofi zhvillimi të përqendruar te njerëzit dhe duke promovuar zhvillimin e gjithanshëm njerëzor dhe përparimin e përbashkët, për të përmbushur më mirë aspiratën e popullit kinez për një jetë më të mirë, vuri në dukje Xi Jinping-u.

Vendorganizimi i konferencës(Xinhua)

Vendorganizimi i konferencës(Xinhua)

Vendorganizimi i konferencës(Xinhua)

Vendorganizimi i konferencës(Xinhua)

Presidenti kinez u zotua gjithashtu se PKK-ja do të ecë pa u luhatur në rrugën e zhvillimit paqësor dhe hapjes ndaj botës, do të punojë për një bashkësi me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe do të promovojë vlerat e përbashkëta njerëzore të paqes, zhvillimit, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë.

Kina do të jetë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese në zhvillimin global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar, tha kreu i shtetit kinez.

Ai theksoi po ashtu se PKK-ja do të vazhdojë të përpiqet për të dhënë kontribute të reja dhe më të mëdha në përparimin e qytetërimit njerëzor dhe paqen e zhvillimin botëror.

Konferenca për Kuptimin e Kinës, që ka nisur të zhvillohet në vitin 2013, ka shërbyer si një platformë që bota të kuptojë zhvillimin e Kinës.(Artan)