Të premten pasdite, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i shtetit i Kinës Xi Jinping, dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Popullore Revolucionare dhe kryetari i shtetit i Laosit Thongloun Sisoulith morën pjesë nëpërmjet lidhjes me video në ceremoninë e përurimit të hekurudhës Kinë-Laos.

Në orën 16:44, kryetarët e shtetit të Kinës dhe Laosit dhanë urdhrin për nisjen e trenit, çka shënon vënien në funksionim të linjës hekurudhore mes Kinës dhe Laosit.