Foto: Kina zgjeron përjashtimin nga taksat për investitorët e huaj në tregun e bonove në pjesën kontinentale. /CFP

Foto: Kina zgjeron përjashtimin nga taksat për investitorët e huaj në tregun e bonove në pjesën kontinentale. /CFP

Kina tha të enjten se ka zgjeruar politikat preferenciale tatimore për investitorët e huaj që investojnë në tregun e bonove të pjesës kontinentale në përpjekje për ta hapur më tej këtë sektor.

Investitorët e huaj institucionalë janë të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat korporative dhe tatimi mbi vlerën e shtuar për fitimet e tyre prej interesit të bonove nga investimi në tregun e bonove të pjesës kontinentale të Kinës, sipas një njoftimi nga Ministria e Financave dhe Administrata Shtetërore e Tatimeve.

Përjashtimi ka hyrë në fuqi më 7 nëntor dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2025, në fund të periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar, thuhet në njoftim.

Investitorët e huaj institucionalë tani mund të investojnë në tregun ndërbankar të bonove të Kinës nëpërmjet kanaleve të ndryshme, duke përfshirë Investitorët e Huaj Institucionalë të Kualifikuar të shprehur në dollar dhe Investitorët e Huaj Institucionalë të Kualifikuar në Renminbi të shprehur në juan, hyrjen e drejtpërdrejtë në treg dhe programin “Lidhja e Bonove”.

Kjo masë ka si qëllim për të zbatuar vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit i Shtetit më 27 tetor, ku e vu në dukje se zgjerimi i politikës tatimore preferenciale për investitorët e huaj është pjesë e përpjekjeve për të nxitur hapjen dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Ministria kineze e Tregtisë deklaroi në tetor që investimet e huaja në Kinë pritet t’i kalojnë 1 trilion juanët (157 miliardë dollarë) sivjet, me gjithë mjedisin e jashtëm kompleks e pandeminë.