Kryetari i shtetit kinez Xi Jinping mbajti të enjten një videofjalim në ceremoninë e hapjes të Konferencës për Kuptimin e Kinës 2021, që zhvillohet në Guangzhou të Kinës Jugore.

“Bota jonë po përballon ndryshime të papara në një shekull dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të shkëmbejmë mendime, të kemi më shumë ndërveprim e bashkëpunim dhe të kontribuojmë mençurinë dhe fuqinë tonë për të përballuar sfidat e përbashkëta globale, tha Xi.

Konferenca për Kuptimin e Kinës, e zhvilluar për herë të parë në vitin 2013, luan rolin e një platforme nëpërmjet së cilës bota mund të kuptojë zhvillimin e Kinës.