Foto: Një konkurrent merr pjesë në konkursin e inxhinierisë elektrike gjatë një konkurrimi për aftësi profesionale në Prefekturën Autonome të Kombësive Buyei dhe Miao Qianxinan, në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore, 23 shtator 2021. /Xinhua

Kina do të përshpejtojë përpjekjet për të trajnuar punëtorë me cilësi të lartë dhe talente me aftësi teknike, u vendos të mërkurën në një mbledhje ekzekutive të Këshillit të Shtetit të kryesuar nga kryeministri Li Keqiang.

Në mbledhje u shqyrtua dhe u miratua një plan për trajnimin e aftësive profesionale gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025).

Në mbledhje u vu në dukje se gjatë periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), u arrit përparim i madh në përgatitjen e aftësive profesionale, çka luajti një rol kyç në stabilizimin dhe nxitjen e punësimit.

Sipas mbledhjes, duhet të shtohen përpjekjet për të forcuar trajnimin e aftësive profesionale, të cilat do të mbeten të orientuara drejt punësimit dhe do t'i përshtaten kërkesës së tregut gjatë periudhës 2021-2025.

Qeveria do të mbështesë ofrimin e trajnimeve nga shkolla të ndryshme profesionale dhe institucione të trajnimit, u tha në mbledhje, duke theksuar rëndësinë e një mbështetjeje më të madhe me investime nga buxheti qendror për ndërtimin e bazave të trajnimit publik.