Foto: Ekuipazhi i “Shenzhou-13” Ye Guangfu (majtas), Zhai Zhigang (qendër) dhe Wang Yaping (djathtas). /CFP

Foto: Ekuipazhi i “Shenzhou-13” Ye Guangfu (majtas), Zhai Zhigang (qendër) dhe Wang Yaping (djathtas). /CFP

Ekuipazhi i anijes kozmike kineze “Shenzhou-13” do të japë një leksion në orbitë, si pjesë e një serie të arsimimit hapësinor, tha të enjten Zyra e Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Kozmonautë të Kinës.

Programi do të transmetohet drejtpërdrejt në mbarë botën.

Seria e mësimeve, e quajtur "Klasa ‘Tiangong’", që u drejtohet kryesisht adoleshentëve, do të jepet nga astronautët kinezë, ose taikonautët, gjatë ndërtimit dhe funksionimit të stacionit hapësinor të Kinës.

Zyra e Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Kozmonautë u shpreh se sugjerimet për përmbajtjen e leksioneve e pyetjet ndërvepruese janë të mirëpritura.

Si një laborator kombëtar hapësinor, stacioni hapësinor shërben gjithashtu si një bazë e rëndësishme arsimore e shkencës hapësinore dhe përmban burime unike dhe të pasura arsimore, tha agjencia.