Foto: Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi (djathtas) takohet me ministren e Jashtme të Sao Tome dhe Principe, Edite Ten Jua, në kryeqytetin e Senegalit Dakar, 2 dhjetor 2021. /Ministria e Jashtme kineze

Foto: Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi (djathtas) takohet me ministren e Jashtme të Sao Tome dhe Principe, Edite Ten Jua, në kryeqytetin e Senegalit Dakar, 2 dhjetor 2021. /Ministria e Jashtme kineze

Kina ka nxitur gjithmonë demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe beson se të gjitha vendet – të mëdha apo të vogla, të pasura apo të varfra – janë anëtare të barabarta të bashkësisë globale, tha të martën këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Ai i bëri komentet gjatë një takimi me Edite Ten Jua, ministre e Jashtme e Sao Tome dhe Principe. Të dy kryediplomatët ndodhen në kryeqytetin e Senegalit Dakar për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC).

Wang i tha homologes së vet se Kina kundërshton hegjemonizmin dhe politikat e forcës e të detyrimit të vendeve të vogla prej vendeve të mëdha në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e tjera në zhvillim mbi bazën e parimit të respektit të ndërsjellë, për të ndërtuar një bashkësi me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, tha ai.

Kina vlerëson zbatimin e vendosur nga Sao Tome dhe Principe të politikës së “Një Kine”, tha ai, duke vënë në dukje se bashkëpunimi pragmatik ka vazhduar të përparojë që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në dhjetor 2016.

Ten Jua tha se Sao Tome dhe Principe do të vazhdojë t'i përmbahet me vendosmëri politikës së “Një Kine”, duke shtuar që Kina i trajton vendet e vogla si të barabarta dhe për këtë ka fituar respektin e bashkësisë ndërkombëtare.