Foto: Një tabelë elektronike e njoftimeve të fluturimeve shfaq disa fluturime të anuluara në Aeroportin Ndërkombëtar OR Tambo në Johannesburg të Afrikës së Jugut, 27 nëntor 2021. /CFP

Foto: Një tabelë elektronike e njoftimeve të fluturimeve shfaq disa fluturime të anuluara në Aeroportin Ndërkombëtar OR Tambo në Johannesburg të Afrikës së Jugut, 27 nëntor 2021. /CFP

Vaksinat e COVID-19 janë efektive kundër “Omicron”, varianti më i fundit i koronavirusit, dhe mund të zbutin ashpërsinë e sëmundjes dhe të ulin shkallën e vdekshmërisë, tha për CMG-në të hënën drejtori i Institutit Kombëtar për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Virale në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Xu Wenbo.

Varianti ka një numër të madh mutacionesh, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është më i transmetueshëm ose ka shkallë më të madhe shmangieje ndaj imunitetit se “Delta”, tha Xu.

"Në përgjithësi, ‘Omicron’ mbetet koronavirusi i ri, dhe nuk do të ndryshojë në mënyrë problematike," vuri në dukje ai.

Ky variant nuk mund ta kalojë plotësisht pengesën e imunitetit, sepse përveç imunitetit të antitrupave dhe qelizave-T, njerëzit mbrohen edhe nga lloje të ndryshme vaksinash, megjithëse efekti mbrojtës i vaksinave duhet të studiohet më tej, shtoi eksperti.

Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë nëse mutacionet e “Omicron” do të çonin në transmetueshmëri më të madhe sesa varianti “Delta”, se sa e fortë është aftësia e variantit për t'i shpëtuar imunitetit dhe si u krijua ai, tha Xu.

Ai e këshilloi publikun që të zbatojë masat parandaluese, duke përfshirë mbajtjen e maskave e të distancimit social, monitorimin e shëndetit dhe pakësimin e udhëtimeve jo thelbësore jashtë shtetit, veçanërisht në vendet ose rajonet ku varianti është zbuluar ose dyshohet se qarkullon.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur “Omicron” si një "variant shqetësues" dhe tha se rreziku i përgjithshëm global që lidhet me këtë variant vlerësohet si "shumë i lartë".