Ambasadori kinez Zhang Jun dhe Sekretari i Përgjithshëm i AALCO-s nënshkruan marrëveshjen për të krijuar një qendër rajonale arbitrazhi në Hong-Kong

Ambasadori kinez Zhang Jun dhe Sekretari i Përgjithshëm i AALCO-s nënshkruan marrëveshjen për të krijuar një qendër rajonale arbitrazhi në Hong-Kong

Më 10 nëntor 2021, ambasadori Zhang Jun, në emër të qeverisë kineze, dhe ambasadori Gastorn, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Konsultative Ligjore Aziatiko-Afrikane (AALCO) dhe përfaqësues i përhershëm i Tanzanisë në Kombet e Bashkuara, nënshkruan në Nju-Jork marrëveshjen ndërmjet qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Organizatës Konsultative Ligjore Aziatiko-Afrikane për krijimin e një qendre rajonale arbitrazhi në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës.

Në përputhje me Marrëveshjen, qeveria kineze dhe AALCO kanë rënë dakord për krijimin e një qendre rajonale arbitrazhi në Hong-Kong. Qendra kryesisht do të fokusohet në promovimin e arbitrazhit ndërkombëtar tregtar në rajonin e Azi-Paqësorit, kryerjen e bashkëpunimit me institucionet ekzistuese të arbitrazhit në rajon dhe ndihmën në zbatimin e vendimeve të arbitrazhit. Marrëveshja ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ambasadori Zhang tha se Hong-Kongu është një rajon i posaçëm administrativ i Kinës, por edhe një qendër e rëndësishme financiare dhe tregtare ndërkombëtare. Me zhvillimin e Kinës dhe zbatimin e politikës "Një vend, dy sisteme", zhvillimi i Hong-Kongut ka një të ardhme të ndritur. Vendimi nga Kina dhe AALCO për të krijuar një qendër rajonale arbitrazhi në Hong-Kong ka rëndësi të madhe. Kjo do të ndihmojë për të zgjeruar ndikimin e AALCO-s, për të rritur bashkëpunimin rajonal, për ta shndërruar Hong-Kongun në një qendër për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore ndërkombëtare në rajonin e Azi-Paqësorit, dhe për të nxitur zhvillimin e Hong-Kongut. Kina është plotësisht e sigurt për perspektivat premtuese të Qendrës.

Ambasadori Gastorn tha se nënshkrimi i marrëveshjes është një gur kilometrik në historinë e bashkëpunimit të AALCO-së dhe një shembull tjetër i bashkëpunimit të kësaj organizate me Kinën. Ngritja e një qendre rajonale arbitrazhi në Hong-Kong do të sjellë një shtysë të re në zhvillimin e AALCO-s dhe do të mbështesë fuqimisht rolin më të madh të saj në nxitjen e tregtisë rajonale, investimeve ndërkombëtare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. AALCO mirëpret komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me Kinën në këtë drejtim.