Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë të hënën me anë të lidhjes me video në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 8-të Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC), duke mbajtur fjalimin e rastit.

Sipas agjendës, pas ceremonisë së hapjes, ministrat e Jashtëm të 54 vendeve anëtare të Forumit, ministrat që përgjigjen për bashkëpunimin ekonomik dhe përfaqësuesit e Komisionit të Bashkimit Afrikan do të bëjnë vlerësime mbi zbatimin e konsensusit të arritur në Samitin e Pekinit dhe mbi gjendjen e bashkëpunimi antiepidemik mes Kinës e Afrikës, duke përcaktuar edhe drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Afrikë në tre vjetët e ardhshëm dhe më tej.