Foto: Dyshja kinezo-amerikane Lin Gaoyuan (majtas) dhe Lily Zhang gjatë gjysmëfinales dyshe të përzier në Kampionatin Botëror të Pingpongut në Hjuston të ShBA-së, 28 nëntor 2021. /CFP

Foto: Dyshja kinezo-amerikane Lin Gaoyuan (majtas) dhe Lily Zhang gjatë gjysmëfinales dyshe të përzier në Kampionatin Botëror të Pingpongut në Hjuston të ShBA-së, 28 nëntor 2021. /CFP

Dyshja kinezo-amerikane Lin Gaoyuan dhe Lily Zhang kanë bërë histori teksa fituan medaljen e bronztë në ndeshjet dyshe të përziera në Kampionatin Botëror të Pingpongut në Hjuston të ShBA-së të dielën.

Dyshja kinezo-amerikane humbi përballë Tomokazu Harimoto dhe Hina Hayata të Japonisë 3-2 në gjysmëfinale. Për shkak se nuk ka ndeshje për vendin e tretë në këtë kampionat, Lin dhe Zhang u shpërblyen me medalje bronzi së bashku me një çift tjetër nga Tajpei Kinez. Zhang është bërë amerikani i parë në 62 vjet që fiton një medalje të Kampionatit Botëror të Pingpongut.

Pas humbjes së dy seteve, Lin dhe Zhang u rikthyen në formën e tyre në setin e tretë dhe të katërt, por nuk arritën të mbanin hovin në setin e fundit dhe u mundën 9-11, 1-11, 11-6, 11 -8 dhe 2-11.

Në finale dyshja japoneze do të takohet me dyshen kineze Wang Chuqin dhe Sun Yingsha, të cilët mundën në gjysmëfinale Lin Yun-ju dhe Cheng I-ching nga Tajpei Kinez 3-1.