Vizitorët mund të habiten me atë që mund të gjejnë këto ditë në Muzeun Olimpik të Pekinit: ndoshta një rrip dore që Usain Bolt mbante gjatë Lojërave Olimpike Verore të Pekinit në vitin 2008, ose një pikturë që përshkruan pjesëmarrjen e kinezëve të lashtë në garat sportive ndër gjëra të tjera interesante.

Ndërsa mbeten vetëm pak më shumë se dy muaj nga hapja e Olimpiadës Dimërore 2022, Muzeu Olimpik i Pekinit, në bashkëpunim me Shoqatën e Zhvillimit të Qytetit Olimpik të Pekinit, kanë nisur një fushatë të re, duke u bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të dhurojnë më shumë sende përkujtimore, si nga “Pekin 2008”, ashtu edhe nga Lojërat e ardhshme Dimërore.

"Nën udhëheqjen e bashkisë, ne do të ndihmojmë në përmirësimin e Muzeut Olimpik të Pekinit. Mbledhja e sendeve më vlerë për Lojërat Verore 2008 dhe Lojërat Dimërore 2022, dhe pasurimi i përmbajtjes së muzeut, janë një detyrë e rëndësishme në përmirësimin dhe rinovimin e tij," tha Jiang Xiaoyu, zëvendëskryetar i Shoqatës së Zhvillimit të Qytetit Olimpik të Pekinit, në ceremoninë e nisjes së kësaj veprimtarie.

Muzeu ka marrë tashmë grupin e parë të sendeve, duke përfshirë një pikturë të stemës olimpike të bërë tërësisht me stilin e vizatimit të lashtë kinez dhe një enë vere me elemente olimpike.