Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit i Kinës investoi më shumë se 63.5 miliardë juanë (rreth 9.9 miliardë dollarë) në ndërtimin e rrugëve nga janari deri në tetor të këtij viti, njoftoi të premten pushteti vendor i këtij rajoni.

Autoritetet rajonale të transportit thanë se gjatësia e përgjithshme e autostradave në Xinjiang i kalon 6 000 kilometrat. Në këtë rajon, 85 nga 107 konte dhe qytete tani kanë qasje në autostrada.

Sektori i transportit i Xinjiang-ut u zhvillua me shpejtësi gjatë periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), me një gjatësi të përgjithshme të rrjetit të autostradave që arrin tani në 209 200 km.

Shifra pritet të rritet në 220 000 km gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), me një investim prej 400 miliardë juanësh në ndërtimin e rrugëve, u shprehën autoritetet rajonale të transportit.(Zhan Dian/Artan)