Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Teledifusao De Macau (TDM) nënshkruan të mërkurën në qytetin Guangzhou, Letrën e Autorizimit për të Drejtat Mediatike mbi Programet Sportive. CMG-ja i dha TDM-së autorizimin për transmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore nëpërmjet kanalit CCTV-16 dhe të Lojërave Universitare Botërore Verore të Chengdu-së.

Vitet e fundit, CMG-ja ka forcuar dhe thelluar bashkëpunimin me qeverinë rajonale të Makaos, për t'u ofruar programe të shkëlqyera sportive shikuesve të Makaos. (Xu Guang)