Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) vendosi të zhvillojë fazën e dytë të gjurmimit të burimit të COVID-19 dhe nuk përjashton mundësinë e "daljes nga laboratori", thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për hetimin e laboratorit amerikan të Fort-Detrikut janë bërë gjithnjë e më të forta.
Deri në orën 18 të 27 korrikut sipas orës së Pekinit, mbi 14 milionë përdorues kinezë të internetit nënshkruan letrën drejtuar OBSh-së për hetimin e laboratorit të Fort-Detrikut.
Në një analizë të gazetarit dhe historianit rus Sergei Tsargrad të publikuar ditët e fundit thuhet se Uashingtoni është orvatur ta cilësojë Kinën si vendin e burimit të epidemisë, por në gjurmimin e burimit të COVID-19, Kina është më besueshme se ShBA-ja. Në artikullin e tij të fundit, edhe analisti i famshëm filipinas Herman Tiu Laurel i bëri thirrje OBSh-së të hetojë rrënjësisht laboratorin e Fort-Detrikut, duke shprehur mendimin se është shumë i dyshueshëm fakti që ShBA-ja ka përhapur teori konspirative për epideminë kundrejt Kinës, por nuk tregon aspak tejdukshmëri për "epiqendrën e pandemisë" në vend.
Bashkësia ndërkombëtare ka mjaft arsye dhe dëshmi që të kërkojë hetimin e laboratorit të Fort-Detrikut, që quhet si "qendra më e errët eksperimentale e qeverisë amerikane", shkruan Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij.
Në korrik 2019, dy ngjarje shumë të jashtëzakonshme ndodhen pothuajse paralelisht në ShBA. Ushtria amerikane shpalli befasisht mbylljen e laboratorit të Fort-Detrikut, ndërkohë që në shumë shtete amerikane u duk "pneumonia e cigareve elektronike" me simptoma shumë të ngjashme me pneumoninë e koronavirusit të COVID-19. Hamendohet se në Fort-Detrik mund të ketë ndodhur incidenti i daljes së virusit, sepse ky laborator ka trashëgiminë e famëkeqes Njësi 731 të ushtrisë japoneze që bëri agresion ndaj Kinës, dhe ruan një numër të madh virusesh e mikrobesh shumë të rrezikshme për njeriun. Edhe në të kaluarën, në këtë laborator ndodhën shumë aksidente sigurie.
Përballë dyshimeve të jashtme, qeveria amerikane nuk pranon të publikojë më shumë informacione, për arsye të "sigurisë kombëtare". Por një mashtrim i tillë nuk mund të heqë dyshimet e mëdha, komenton CMG-ja. "Laboratori i Wuhan-it mund të hetohet, pse laboratori i Fort-Detrikut nuk mund hetohet?" pyeti media kineze. COVID-19 i ka sjellë njerëzimit humbje kolosale dhe për shmangien e përsëritjes së një pandemie të tillë, gjurmimi i burimit duhet të zhvillohet në disa vende.
Puna në Kinë për gjurmimin global të burimit të epidemisë ka përfunduar. Në raportin e publikuar në fund të marsit nga OBSh-ja u nxor përfundimi se "ka jashtëzakonisht pak gjasa" që virusi të ketë dalë nga laboratori kinez. Meqenëse OBSh-ja nuk e përjashton mundësinë e "daljes nga laboratori" në fazën e dytë të gjurmimit të burimit të COVID-19, laboratori i Fort-Detrikut, që dyshohet shumë, duhet të bëhet i pari objektiv për hetim. Kjo është nevoja e studimeve shkencore dhe gjithashtu thirrja e përbashkët e popujve të mbarë botës, e përfundon komentin e vet CMG-ja. /foto nga VCG (Wang Lei/ Artan)