"A mendoni se gjurmimi i burimit të COVID-19 është politizuar?" Instituti i Studimit të Politikave pranë Rrjetit Televiziv Global të Kinës (CGTN) publikoi të hënën raportin mbi një sondazh në internet, ku 80 për qind e përdoruesve të internetit në mbarë globin që morën pjesë, janë të mendimit se gjurmimi i burimit të COVID-19 është politizuar.
Ky sondazh, që nisi nga mëngjesi i 24 korrikut sipas orës së Pekinit, u zhvillua në gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së: kinezishte, anglishte, rusishte, frëngjishte, spanjishte dhe arabishte. Deri në orën 22 të 25 korrikut, 90 për qind e përdoruesve të internetit në gjuhën spanjolle që morën pjesë në sondazh në "Twitter", iu përgjigjën “po” pyetjes nëse ka pasur "politizim të gjurmimit të burimit të COVID-19", ndërsa shifrat në frëngjishte, rusishte dhe anglishte janë përkatësisht 88 %, 83 % dhe 70 %. Ndërkohë, 68 për qind e përdoruesve të internetit në gjuhën arabe ranë dakord me këtë mendim.
Në "Facebook", mesatarisht 83 për qind e përdoruesve të internetit në anglishte, spanjishte, frëngjishte, arabishte dhe rusishte janë të mendimit se gjurmimi i burimit të COVID-19 është politizuar.
Komentet e pjesëmarrësve në këtë sondazh janë vërtet interesante. Një përdorues i internetit në gjuhën angleze vuri në dukje se OBSh-ja duhet të zgjidhë problemin e trysnisë politike dhe se gjurmimi i burimit të koronavirusit është një taktikë politike e ShBA-së për frenimin e ngritjes së Kinës. Një përdorues i internetit në spanjishte është i mendimit se opinioni i gjurmimit të burimit të COVID-19 kontrollohet nga mediat kryesore. Një frëngjishtfolës shkroi se ShBA-ja orvatet të sanksionojë më tej Kinën. Arabishtfolësit në internet komentuan se koronavirusi është politizuar në periudhën e Trump-it dhe se kjo është një gënjeshtër e fabrikuar nga vendet perëndimore, por publiku nuk duhet të mos gënjehet nga politikanët. Ndonjë përdorues interneti në gjuhën ruse tha haptazi se kjo është një luftë e shpërthyer nga vendet perëndimore.
Gjatë analizës, Instituti i Studimit të Politikave pranë CGTN-it zbuloi se, ndër komentet e përdoruesve të internetit në mbarë globin, u përdorën më shumë fjalët "trysni politike", "sanksione amerikane", "kontroll mediatik", "shpërblime ekonomike" dhe "frenimi i zhvillimit të Kinës".
Në këtë sondazh të CGTN-it përfshihen tre pyetje. Pyetja e dytë është "Ai i përkrahni hetimet në disa vende për gjurmimin e burimit të koronavirusit?"
Nga rezultati i sondazhit del se ndër përdoruesit e internetit që morën pjesë në votim, në "Twitter" përqindja e përkrahjes ishte 83 për qind, ndërsa në "Facebook" 79 për qind. (Wang Lei/ Artan)