Kryqi i Kuq në Kinë dhe një numër fondacionesh bamirësie po lëvizin shpejt për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet në provincën Henan të Kinës qendrore.

Shoqata e Kryqit të Kuq të Kinës ka aktivizuar protokollin e saj të reagimit ndaj emergjencave, duke kanalizuar burimet e lehtësimit të katastrofave në rajonin e prekur dhe duke dërguar ekipe në vend për të ndihmuar organizatat lokale të Kryqit të Kuq, raporton “Xinhua”.

Fondacioni i Kryqit të Kuq Kinez (CRCF) ka dhuruar 5000 paketa familjare për ndihmë nga katastrofat, secila prej të cilave përmban materiale që mund të mbajnë një familje me pesë veta për një javë.

Përveç kësaj, fondacioni “China Siyuan” për lehtësimin e varfërisë njoftoi të mërkurën se një donacion i fazës së hershme, i cili përfshin fonde dhe materiale me vlerë më shumë se 11 milionë juanë (rreth 1.7 milionë dollarë), është bërë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit. (Elona)