foto nga VCG

foto nga VCG

Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Vietnamin për studimin, krijimin dhe prodhimin e vaksinave të COVID-19, tha kryeministri Li Keqiang gjatë një bisede telefonike me homologun e vet vietnamez Pham Minh Chinh të premten.

Kryeministri Li shtoi se Kina do të vazhdojë të sigurojë ndihmë dhe mbështetje për Vietnamin në luftën kundër pandemisë dhe shprehu shpresën se pala vietnameze do të ofrojë lehtësi për vaksinimin e shtetasve kinezë që jetojnë në Vietnam.

Në kushtet e pandemisë së COVID-19 dhe sfidave të sjella nga paqëndrueshmëria e ekonomisë botërore, forcimi i bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella mes të dy vendeve mund të ndihmojë në promovimin e stabilitetit ekonomik dhe rimëkëmbjen në Azinë Lindore, tha kreu i qeverisë kineze.

Ai shtoi se Kina është e gatshme të punojë me Vietnamin për të shtuar sinergjinë mes nismës “Një brez, një rrugë” dhe planit “Dy korridore dhe një qark ekonomik” të Vietnamit, për të nxitur ndërtimin e zonave të bashkëpunimit ekonomik ndërkufitar dhe për të ruajtur zinxhirët e qëndrueshëm të industrisë dhe furnizimit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Li shprehu shpresën se të dyja vendet do të shtojnë besimin politik, do të thellojnë bashkëpunimin pragmatik dhe do të forcojnë marrëdhëniet e partneritetit strategjik në epokën e re.

Nga ana e tij, kryeministri i Vietnamit Pham Minh Chinh tha se vendi i tij është i gatshëm të forcojë më tej lidhjet me Kinën, të thellojë bashkëpunimin në fusha të tilla si tregtia, investimet, infrastruktura e ndërlidhja, duke nxitur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Li dhe Chinh ranë dakord që çështjet detare të trajtohen në përputhje me konsensusin që kanë arritur të dyja palët, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore. (Fang Xiaoyu/Artan)