Antony Blinken(Foto:VCG)

Antony Blinken(Foto:VCG)

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë të premten (më 4 qershor) mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në rajonin e Hong-Kongut tha se do të "qëndrojë së bashku" me popullin kinez. Në komentin e CMG-së thuhet se kjo është me të vërtetë një ironi e madhe! Z. Blinken, a nuk e shihni se numri aktual i vdekjeve nga COVID-19 në ShBA ka tejkaluar 600 mijë? Pse nuk kujdeseni për të drejtat e njeriut të popullit amerikan? Hong-Kongu është Rajon i Posaçëm Administrativ i Kinës prandaj politikanët amerikanë nuk ka nevojë të shqetësohen për gjendjen e të drejtave të njeriut atje.

Pavarësisht nëse situata e të drejtave të njeriut është e mirë ose jo, masat popullore kanë më shumë të drejtën e fjalës. Që nga rikthimi i Hong-Kongut në atdhe në vitin 1997, të drejtat e njeriut të hongkongasve mbrohen plotësisht nga Ligji Themeltar i Hong-Kongut dhe ligjet e tjera. Sidomos që nga zbatimi i Ligjit të Sigurisë Kombëtare për Hong-Kongun vitin e kaluar, është rivendosur rendi shoqëror që dikur ishte kaotik. Këtë vit, sistemi zgjedhor i Hong Kongut është përmirësuar për të siguruar që "Hong-Kongu qeveriset nga patriotët". Pjesëmarrja politike e banorëve të Hong-Kongut është zgjeruar më tej dhe të drejtat dhe liritë janë mbrojtur më mirë.

Por, disa politikanë amerikanë nuk e shohin këtë por vijojnë të ndërhynë vazhdimisht në punët e brendshme të Hong-Kongut dhe në punët e brendshme të Kinës nën maskën e "të drejtave të njeriut" dhe "demokracisë".

Siguria e jetës është e drejta më themelore e njeriut. Por përballë pandemisë Covid-19, disa politikanë amerikanë kanë zgjedhur të vendosin interesin e tyre politik mbi jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe kanë vonuar parandalimin e epidemisë. Në fund të shkurtit të këtij viti, numri i vdekjeve nga COVID-19 në ShBA tejkaloi numrin e përgjithshëm të vdekjeve të amerikanëve gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit. Kur ShBA-ja nuk mund të garantojnë jetën e njeriut, pse Blinken flet gjithnjë për "të drejtat e njeriut"?

Gjatë një viti të fundit, epidemia ka ekspozuar plotësisht dhe ka vazhduar të përkeqësojë problemet e përhershme të diskriminimit racor dhe polarizimit midis të pasurve dhe të varfërve në ShBA.

Përballë gjendjes së rëndë të masave popullore, politikanët amerikanë si Blinken bënë një sy qirr dhe një vesh shurdh, ndërkohë që tregojnë "kujdesje" për të drejtave të njeriut të qytetarëve të Hong-Kongut që janë mijëra milje larg. Kjo tregon se ky objetiv nuk synon aspak të ashtuquajturat "të drejta të njeriut", por vetëm "hegjemoninë" e ShBA-së!

Në komentin e CMG-së thuhet se punët e Hong-Kongut janë punë të brendshme të Kinës dhe ShBA-ja nuk ka të drejtë të komentojë. Z.Blinken, ju lutem qëndroni me popullin amerikan për të trajtuar problemet e “shtëpisë” suaj. (Çang Çuo/Albana)