Ministria e Tregtisë e Kinës bëri me dije të enjten se do të udhëzonte selinë rajonale shumëkombëshe të mblidhen në ishullin jugor Hainan për të nxitur ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë (PTL) Hainan.

"Masat ekzistuese të hapjes për nxitjen e investimeve do të zbatohen mirë. Selitë rajonale të ndërmarrjeve shumëkombëshe do të drejtohen gjithashtu në PTL Hainan," tha në një konference shtypi zëdhënësi i Ministrisë, Gao Feng.

Përparimi është i dukshëm që kur vendi nxorri një master plan në qershorin e kaluar për ta ndërtuar ishullin në një port të tregtisë së lirë me ndikim global dhe të nivelit të lartë nga mesi i shekullit.

Sipas Gao-s, Kina ka nxjerrë 28 politika dhe masa për të lehtësuar tregtinë e mallrave dhe shërbimeve në PTL Hainan si dhe 22 masa të veçanta për të zgjeruar hyrjen në treg në sektorë të tillë si financa, kultura dhe kujdesi shëndetësor.

Në fillim të këtij muaji, Hainan-i organizoi Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Konsumit. Kjo ishte ekspozita e parë në nivel kombëtar e organizuar nga Kina, që u përqendrua në mallra cilësorë të konsumit, duke shfaqur 2628 marka të 1505 ndërmarrjeve kineze dhe të huaja.

Në të ardhmen, autoritetet kineze do të zgjedhin më tej mjedisin e politikës rregullatore për importet dhe eksportet e mallrave në zona të veçanta të Hainan PTL dhe do të hartojnë një listë negative për tregtinë ndërkufitare të shërbimeve në Hainan, tha Gao. (Albana)