Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje të premten Shteteve të Bashkuara të ndalojnë menjëherë ndërhyrjen në punët e Hong-Kongut pas komenteve të fundit të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken mbi Rajonin e Posaçëm Administrativ kinez.

Këshilli Legjislativ i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut miratoi të enjten ndryshime në ligjet zgjedhore, të cilat zyrtari i lartë amerikan më vonë pretendoi se ato "kufizojnë rëndë banorët në Hong-Kong nga pjesëmarrja kuptimplotë në qeverisjen e tyre dhe dëgjimi i zërit të tyre". (Albana)