Presidenti i Kinës Xi Jinping tha të premten se është i gatshëm të punojë me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen, për të forcuar bashkëpunimin në ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”.

Në mesazhin e tij dërguar presidentit austriak me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, presidenti Xi tha se i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve Kinë-Austri dhe është i gatshëm të promovojë në mënyrë të vazhdueshme partneritetin strategjik miqësor Kinë-Austri në nivele të reja, në dobi të dy vendeve dhe dy popujve. (Albana)