Kohët e fundit, Kina dhe BE-ja kanë bërë shumë shkëmbime dhe zhvillimi i marrëdhënieve të tyre ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Më 26 maj, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, duke theksuar që marrëdhëniet Kinë-BE kanë shanse të reja dhe përballojnë sfida të ndryshme. Kyçi është që të kapet drejtimi kryesor i partneritetit të gjithanshëm strategjik, të menaxhohen si duhet mospajtimet dhe të ruhet toni kryesor për bashkëpunim dhe bashkëfitim.

Një ditë më parë, këshilltari i shtetit njëherësh ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi mori pjesë me video në Konferencën e Sigurisë të Munihut MSC, duke theksuar në “China Session” se Kina i qëndron gjithnjë mendimit që bashkëpunimi është drejtimi dhe toni kryesor për marrëdhëniet Kinë-BE dhe Kina e konsideron BE-në si partnere dhe jo si kundërshtare.

Kohët e fundit, marrëdhëniet Kinë-BE kanë patur zigzage. BE-ja mori një vendim të gabuar vetëm sipas mashtrimeve të fabrikuara nga disa forca anti-kineze, duke vënë sanksione ndaj Kinës mbi të drejtat e njeriut në rajonin e Xinjiang-ut dhe Kina vendosi sanksione si kundërpërgjigje.

Javën e kaluar, Parlamenti Europian miratoi një mocion pa fuqi ligjore, ku kërkohet që “të ngrihet” shqyrtimi mbi marrëveshjen e investimeve Kinë-BE deri sa Kina të ndalojë masat e sanksionimit.

Siç tha Wang Yi në “China Session” të Konferencës së Sigurisë së Munih-ut, marrëveshja e investimeve Kinë-BE është me pëfitime të ndërsjella dhe nuk është një marrëveshje për interesa të njëanëshme. Ndërsa çështjet mbi rajonin e Xinjiang-ut kanë lidhje me sigurinë sovrane të Kinës. Disa individë në BE kanë ndërlidhur çështjet me natyrë të ndryshme, duke politizuar çështje tregtare. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të pranohet kurrë.

Pas 40 vjetëve, marrëdhëniet Kinë-BE gëzojnë një status me nxitje të ndërsjellë, zhvillim të përbashkët dhe integrim të thellë. Kohët e fundit, në marrëdhëniet Kinë-BE ekzistojnë dy forca të kundërta: njëra është për ruajtjen e zhvillimit drejt bashkëpunimit dhe bashkëfitimeve; tjetra është për të çuar marrëdhëniet Kinë-BE në konfrontim, kundërshtim dhe shkëputje.

Qoftë për ruajtjen e rendit ndërkombëtar të multilateralizmit, apo për interesat praktike të bashkëpunimit Kinë-BE, kemi njëqind arsye që të rregullojmë marrëdhëniet Kinë-BE dhe nuk kemi asnjë arsye që t’i çojmë marrëdhëniet Kinë-BE në një rrugë të gabuar. (Jiang Lei/Albana)