Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian njoftoi se me ftesë të këshilltarit të shtetit dhe ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi, ministri i Jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau , ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selaković, ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes i Irlandës Simon Coveney dhe ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë i Hungarisë Péter Szijjártó do të vizitojnë Kinën nga 29 deri më 31 maj. (Jiang Lei)