Sipas mediave amerikane, komandanti i Forcave Hapësinore të ShBA-së deklaroi që armët e bashkëprodhuara nga Kina dhe Rusia dhe aftësia e Kinës në hapësirën e jashtme paraqesin një kërcënim urgjent ndaj ShBA-së.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Tan Kefei u shpreh në një konferencë për shtyp se kjo thënie nuk ka logjikë dhe nuk mund të besohet nga publiku. Synimi i vërtetë i saj është krijimi i një preteksti për shtimin e armëve të ShBA-së në hapësirë dhe për të kërkuar një avantazh të madh në krahasim me vende të tjera.

“Kjo thënie ka një veçanti e dukshme: përdor mendime si fakte, cakton mendime pa bazë si konkluzion. Kjo nuk ka logjikë të plotë dhe nuk mund të besohet nga njerëzit. Qëllimi i vërtetë është krijimi i një ‘armiku imagjinar’ dhe luajtja e rolit të ‘viktimës’. Në këtë bazë, të krijohet preteksti për shtimin e fondeve për më shumë armë në hapësirë dhe për të formuar avantazh të madh se vendet e tjera. Në fakt, ShBA-ja e ka caktuar hapësirën e jashtme si ‘fushëbetejës’, ka krijuar forcat ushtarake në hapësirë dhe ka organizuar manovra ushtarake në hapësirë të jashtme. Tani, hapësira e jashtme është shndërruar në një fushë beteje me armatizim dhe kjo është bërë kërcënim urgjent për bashkësinë ndërkombëtare. Për këtë, ShBA-ja është përgjegjëse,” thotë Tan Kefei.

Tan theksoi që Kina gjithnjë kundërshton me vendosmëri konkurrencën ushtarake dhe armatizimin e hapësirës së jashtme. Kina shpreson që ShBA-ja të ruajë paqe dhe siguri në hapësirë me vepra konkrete.

“Synimi i udhëtimit tonë në hapësirë është shfrytëzimi paqësor. Prej vitesh, Kina dhe Rusia janë përpjekur për arritjen e dokumenteve ligjore ndërkombëtare për të ndaluar garën e armatimeve në hapësirën e jashtme si dhe për të garantuar që hapësira e jashtme të bëhet territori i ri për favorin e njerëzimit dhe jo fushëbeteja e re të konfrontimit dhe konkurrimit. Fuqitë e mëdha duhet të kenë përgjegjësinë e duhur dhe të veprojnë si duhet. Shpresojmë që ShBA-ja të tregojë përgjegjësinë e një fuqie të madhe dhe të ruajë paqen dhe qetësinë në hapësirë të jashtme me veprime konkrete,” tha Tan Kefei.

(Jiang Lei)