Rajoni Autonom i Xizang-ut (Tibetit) në Kinë ka arritur një zhvillim të rëndësishëm ekonomik dhe shoqëror. Kauzat e rajonit për të drejtat e njeriut kanë bërë përparim gjithëpërfshirës dhe arritje historike gjatë 70 viteve të fundit që nga çlirimi i tij paqësor, thanë të mërkurën ekspertët që morën pjesë në një seminar ndërkombëtar.

Seminari mbi përparimin dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut në Xizang gjatë shtatë dekadave të fundit u zhvillua të mërkurën në Chongqing të Kinës jugperëndimore. Në këtë seminar morën pjesë specialistë dhe studiues nga vende të ndryshme përfshi Kinën, Rusinë dhe Nepalin.

Gjatë 70 viteve të fundit, zhvillimi dhe ndryshimet e Xizang-ut janë reflektuar materialisht dhe shpirtërisht, tha studiuesi nga Qendra Kërkimore Kineze e Tibetologjisë, Du Yongbin.

Dallimi më i dukshëm në aspektin material është ndryshimi në identitetin e njerëzve dhe urbanizimi, dhe banorët e Xizang-ut kanë çimentuar gradualisht konceptet e shtetësisë dhe sundimit të ligjit, tha Du.

Me çlirimin paqësor dhe reformën demokratike, të drejtat e të gjitha pakica kombëtare në rajonin e Xizang-ut për të marrë pjesë në administrimin e çështjeve shtetërore janë plotësisht të garantuara. Një ndjenjë lumturie është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme në mesin e banorëve vendorë, sipas ekspertëve.

Në vitet e fundit, librat e bardhë mbi Xizang-un janë shtuar duke mbuluar më shumë aspekte, përfshirë ndërtimin politik demokratik të Xizang-ut dhe mbrojtjen ekologjike të Rrafshnaltës Qinghai-Xizang. Këto aspekte tregojnë më së miri arritjet historike në kauzat e të drejtave të njeriut në rajonin kinez në të gjitha frontet, tha profesori në Institutin e të Drejtave të Njeriut pranë Universitetit Jugperëndimor të Shkencës Politike dhe Ligjit,Wu Xi.

(Albana)