Më 25 maj, në shumë vende të ShBA-së u zhvilluan veprimtari përkujtimore në përvjetorin e parë të vrasjes së afro-amerikanit George Floyd si pasojë e dhunës policore.

Edhe pse policët e përfshirë janë dënuar me shumë vite burg dhe pavarësisht që në mbarë ShBA-në urrehet racizmi, një fakt tragjik është se një një vit pas ngjarjes zbatimi i ligjit me dhunë që kanë lidhje me racizmin jo vetëm që nuk është pakësuar, por madje është mbrojtur në një farë mënyre. Racizmi sistematik ka shtuar “njollën e shpirtit” në ShBA.

"Policia ende po vret njerëz me të njëjtën shpejtësi"--ky është titulli i një artikulli të botuar më 25 maj nga sajti amerikan i lajmeve “Politico”. Revista "Time" gjithashtu shkruan me ironi se megjithëse epidemia ka bllokuar shumë njerëz në shtëpi, shumë hetime kanë treguar që nga qershori i vitit 2020, shkalla e vrasjeve nga policia amerikane ka qenë pothuajse e njëjtë me 5 vitet e fundit. Sipas të dhënave, këtë vit, deri më 30 prill, policia amerikane nuk ka vrarë asnjeri për vetëm 6 ditë.

Më e keqja është zbatimi i dhunshëm i ligjit bazuar nga diskriminim. Sipas statistikave "Harta e Dhunës Policore", një projekt i pavarur hetimi në Shtetet e Bashkuara, 28% e 1126 personave të vrarë nga policia në ShBA në vitin 2020 janë afro-amerikanët, që është shumë më e lartë se përqindja e tyre e popullsisë amerikane, 13%. Floyd dikur konsiderohej të ishte viktima e fundit e rasteve të tilla, por fakti është krejtësisht i ndryshëm. Çështja e re "Floyd" vazhdon dhe ka pasur shumë raste kohët e fundit.

Sipas të dhënave nga "Harta e Dhunës Policore", nga viti 2013 deri në 2020, ndër policët që shkaktuan vdekje gjatë zbatimit të ligjit, përqindja e policëve që nuk u akuzuan ishte 98.3%.

Nuk është e vështirë të kuptohet pse kanceri i racizmit në ShBA është kaq i vështirë për t’u hequr. Supremacia e bardhë me rrënjë të thellë, durimi enkas në sistem gjyqësor, mosveprimi i politikanëve dhe madje edhe shfrytëzimi i rasteve të tilla... të gjitha faktorët përkatës janë të ndërthurur, duke e bërë barazinë racore te populli amerikan një objektiv të pamundur.