Pjesa kontinentale e Kinës i kërkoi Partisë Demokratike Progresive (PDP) në rajonin e Tajvanit të ndalojë përpjekjen e saj për konfrontim ushtarak, tha të mërkurën zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës, Zhu Fenglian.

Zhu e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me katër avionë luftarakë F-16 që fluturuan të martën nga rajoni kinez i Tajvanit në ShBA për një mision stërvitor.

Kina kundërshton me vendosmëri çdo formë të shkëmbimeve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe rajonit kinez të Tajvanit, theksoi Zhu, duke shtuar se Kina i bën thirrje ShBA-së të respektojë me rigorozitet parimin e ‘Një Kine’ dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA si dhe të trajtojë me maturi dhe si duhet çështjet e lidhura me Tajvanin. (Albana)