Deri në vitin 2025, çmimet në fushat konkurruese të biznesit në Kinë do të përcaktohen kryesisht nga tregu, bëri me dije më 25 maj Komisioni Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Komisioni lëshoi një udhëzim për forcimin e reformës në mekanizmin e tij të çmimeve për ta sjellë atë në përputhje me zhvillimin me cilësi të lartë të Kinës gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025).

Deri në vitin 2025, çmimet në zonat konkurruese të biznesit do të përcaktohen kryesisht nga tregu. Mekanizmi i çmimit për energjinë dhe burimet natyrore do të përmirësohet më tej, dhe do të përmirësohet mekanizmi i kontrollit të çmimit për mallra të rëndësishëm të jetesës, sipas udhëzimit.

Udhëzimi kërkon përpjekje për të rregulluar sistemin e monitorimit, parashikimit dhe paralajmërimit të hershëm për mallrat kryesore, forcimin e kontrollit të çmimeve për mallra të rëndësishëm për jetesëm dhe adresimin e luhatjeve të pazakonta të çmimeve të mallrave.

Do të merren masa për të promovuar reformat e çmimit të energjisë, të tilla si optimizimi i mekanizmit të çmimeve për prodhimin e energjisë së erës dhe energjisë fotovoltaike, si dhe përmirësimi i çmimeve të diferencuara dhe të niveleve të energjisë për industritë me konsum të lartë të energjisë dhe emisioneve.

Sa i përket reformave të çmimit të ujit, udhëzimi thekson reformat më të thella të çmimit të ujit të përdorur për bujqësi dhe në zonat urbane, si dhe përmirësimet në mekanizmin e tarifimit për trajtimin e ujërave të zeza.

Udhëzimi kërkon gjithashtu përpjekje për të përshpejtuar reformat e çmimeve për shërbimet publike, të tilla si arsimi, kujdesi për të moshuarit, turizmi, ngrohja dhe asgjësimi i mbetjeve. (Albana)