Më 26 maj, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi një letër urimi për Konferencën Botërore për Drejtësinë Mjedisore.

Presidenti Xi vuri në dukje që Toka është shtëpia e përbashkët e njerëzimit. Vendet e botës duhet të bashkërendohen dhe të veprojnë sa më parë për ndërtimin e një shtëpie të bukur harmonike mes njeriut dhe natyrës.

Kina ngul këmbë te koncepti i zhvillimit me novacion, bashkërendim, zhvillim të gjelbër, hapje dhe shpërndarje, shton në mënyrë të gjithanshme mbrojtjen mjedisore dhe merr pjesë aktivisht në bashkëpunim global për çështjet ekologjike. Ndërkohë, Kina thellon vazhdimisht reforma dhe risi në drejtësinë mjedisore, duke përmbledhur përvojat efektive në mbrojtjen mjedisore me ligj.

“Kina është e gatshme që bashkëpunojë me vendet e botës dhe organizatat ndërkombëtare dhe të nxitë rregullimin e mjedisit global,” theksoi presidenti Xi.

Konferenca u hap në Kunming të Kinës Jugperëndimore dhe zhvillohet nga Gjykata Supreme e Popullit Kinez dhe Programi i Mjedisit i OKB-së. (Jiang Lei/Albana)