Më 24 maj, Komiteti i Përgjithshëm dhe sesioni plenar i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë WHA vendosi të refuzojë përfshirjen e projektit “Tajvani të marrë pjesë në WHA si vëzhgues”.

Kjo tregoi edhe një herë që parimi i ‘Një Kine’ është i pasfidueshëm dhe çdo orvatje që sfidon këtë parim është e destinuar të dështojë.

Nga viti 2009 deri në 2016-n, rajoni i Tajvanit mori pjesë në asambletë WHA si vëzhgues. Por kjo ishte caktuar në bazë të konsultimeve sipas parimit të ‘Një Kine’. Por pas 2016-s, autoriteti i Tajvanit i drejtuar nga Partia Demokratike Progresive ka refuzuar të pranojë “unanimin 1992”, duke ngulur këmbë për “pavarësinë e Tajvanit”. Kështu, nuk ekziston më baza politike për pjesëmarrje në asamblenë WHA. Është partia PDP që ka dëmtuar identitetin e Tajvanit për pjesëmarrje në asamblenë WHA si vëzhgues.

Bashkësia ndërkombëtare në fakt e kupton qart këtë çështje. Para hapjes së Asamblesë së 74-të të përgjithshme WHA, mbi 150 vende kanë shprehur mbështetjet e tyre për vendimin e Kinës, e cila nuk ra dakord që rajoni i Tajvanit të marrë pjesë në asamblenë e sivjetshme. Mbi 80 vende i kanë dërguar letër OBSH-së, duke deklaruar që ato ngulin këmbë për parimin e ‘Një Kine’ dhe kundërshtojnë pjesëmarrjen e Tajvanit në asamblenë WHA.

Ajo që është shumë qesharake është deklarata e Tajvanit se ai ka fituar mbështetje nga fuqitë ndërkombëtare për pjesëmarrje në asamblenë WHA. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë: në OBSH ka 194 vende anëtare, ndërsa numri i atyre vendeve që paraqesin projektin mbështetës për Tajvanin dhe grupi G7 që deklaron mbështetje për pjesëmarrjen e Tajvanit në asamblenë WHA është vetëm 20. Kush ka mbështetje më të shumtë? Publiku mund ta kuptojë lehtë këtë.

Ndër këto 20 vende anëtare, ekzistojnë shfrytëzimet mes njëra-tjetrës me komplot të ndërlikuar. Disa politikanë amerikanë kanë kërkuar shumë herë që rajoni i Tajvanit të marrë pjesë në asamblenë WHA, por nuk ndërmorën veprime konkrete. Projekti mbi Tajvan në fakt është paraqitur nga “vendet me marrëdhëniet diplomatike të Tajvanit” dhe “vëllai i madh” kurrë nuk do të bëjë këtë gjë haptazi.

WHA nuk është një arenë për interesa politike. Disa vende perëndimore kanë politizuar çështjet e shëndetësisë dhe kanë krijuar trazira në rendin normal të asamblesë, duke ndikuar në bashkëpunim global anti-epidemik. Projekti i ashtuquajtur “pjesëmarrja e Tajvanit në asamblenë WHA” duhet të përfundojë tani!