Zëdhënësi i MPJ-së kineze Zhao Lijian tha në një konferencë për shtyp se Kina, si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, vendi që dërgon më shumë paqeruajtës ndër 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe kryetare e grupit Miqët e Sigurisë së Paqeruajtësve, do të vazhdojë të nxitë më mirë bashkë me palët mbrojtjen e sigurisë së paqeruajtësve dhe të luajë rol të rëndësishëm të veprimeve paqeruajtëse për paqe dhe siguri ndërkombëtare.

Në një debate të hapur për sigurinë e paqeruajtësve të zhvilluar në Këshillin e Sigurimit më 25 maj, anëtarët e Këshillit të Sigurimit miratuan së bashku deklaratën presidenciale të paraqitur nga Kina për sigurinë e paqeruajtësve.

Për këtë, Zhao Lijian tha: “Me nxitjen aktive nga Kina, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka bërë konsultime, duke miratuar unanimisht deklaratën presidenciale të hartuar nga Kina mbi sigurinë e paqeruajtësve. Në këtë deklaratë, janë caktuar kërkesat e qarta për sistemin e shqyrtimeve për sigurinë e paqeruajtësve, vaksinim për paqeruajtësit, aplikimi i teknologjive të reja për sigurinë e paqeruajtësve. Ky do të jetë një dokument tjetër për drejtimin e sigurisë së paqeruajtësve të OKB-së.”

Zhao u shpreh që veprimet paqeruajtëse të OKB-së është mënyra e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Tani, paqeruajtësit përballojnë rreziqet në rritje të dukshme. Kina si presidente e radhës e Këshillit të Sigurimit, është përqendruar tek sfidat e dukshme që po përballojnë paqeruajtësit dhe bashkë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit ka paraqitur masat konkrete, duke hartuar deklaratën presidenciale. Kjo ka treguar unanimitetin e ri në gjendjen e re të Këshillit të Sigurimit për sigurinë e paqeruajtësve. (Jiang Lei)