Kina ka vendosur si objektiv që të bëhet një kryeqendër botërore muzeumesh deri në vitin 2035 duke krijuar muze të klasit botëror me karakteristika kineze, sipas një dokumenti të lëshuar nga Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të hënën.

Sipas dokumentit të titulluar "Opinione Udhëzuese mbi Nxitjen e Reformës dhe Zhvillimit të Muzeve", vëmendje e veçantë do të vendoset në 10 deri në 15 muze që përfaqësojnë kulturën kineze, gjatë gjithë pasurimit të tërheqjes kineze të muzeve dhe rritjes së shërbimeve të ofruara.

Me kalimin e viteve, muzetë kineze janë përditësuar në drejtim të mbrojtjes së relikteve kulturore, shpeshtimit të kërkimeve dhe shkëmbimeve ndërkombëtare. Ata gjithnjë e më shumë po i afrohen nivelit të muzeve më të mira në botë.

Sipas dokumentit, Kina do të zbatojë gjithashtu një "Plan Zhvillimor të Muzeve të Ekselencës", do të zhvillojë muzeume të mëdhenj në nivele provinciale dhe prefekture në përputhje me kushtet lokale dhe do të promovojë muze me madhësi të vogël dhe të mesme. Për më tepër, institucione të caktuara shoqërore që kanë disa atribute të një muzeu, por ende nuk kanë përmbushur kërkesat e regjistrimit dhe arkivit do të përfshihen në sferën e udhëzimeve të industrisë. (Albana)