Pala zyrtare e pjesës kontinentale të Kinës tha të martën se parimi i ‘Një Kinë’ është një konsensus i bashkësisë ndërkombëtare pasi oferta e rajonit të Tajvanit për të marrë pjesë në një sesion të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë (WHA) u refuzua.

WHA, organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), refuzoi të hënën përfshirjen e një propozim mbi pjesëmarrjen e Tajvanit në sesionin e saj të 74-të, i cili zgjat deri më 1 qershor.

Zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Zhu Fenglian, tha se vendimi i WHA-së dëshmoi edhe një herë se nuk ka rrugëdalje për "pavarësinë e Tajvanit".

Zhu theksoi se pjesa kontinentale i kushton gjithnjë shumë rëndësi shëndetit dhe mirëqenies së bashkatdhetarëve në Tajvan. Bazuar në parimin e ‘Një Kine’, pjesa kontinentale ka bërë rregullime të përshtatshme për pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në çështjet globale të shëndetit, tha ajo. (Albana)