Pjesa kontinentale e Kinës i bëri thirrje Partisë Demokratike Progresive (PDD) të rajonit të Tajvanit të ndalojë manipulimin politik nën pretekstin e koronavirusit, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian.

Zhao e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje për zyrtarët e lartë të ishullit në protestë për përjashtimin nga Takimi i 74-të vjetor i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë(WHA), i cili nisi të hënën në Gjenevë.

Zhao gjithashtu shpjegoi pse vendi nuk pajtohet me pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në WHA.

PDD-ja me këmbëngulje i është përmbajtur qëndrimit separatist të "pavarësisë së Tajvanit" dhe nuk pranoi të njohë Konsensusin e vitit 1992, duke minuar në mënyrë të njëanshme bazën politike për pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në WHA, tha Zhao.

"’Pjesëmarrja e Tajvanit në aktivitetet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë OBSH-në duhet të trajtohet në përputhje me parimin e ‘Një Kine’," tha ai, duke shtuar se ky parim është një normë ndërkombëtare dhe konsensusi i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare. (Albana)