Rregullatorët kinezë paralajmëruan të dielën ndërmarrjet kryesore vendëse të mallrave dhe shoqatat e industrisë kundër manipulimit të çmimeve dhe përhapjes së dezinformimit.

Ata bënë thirrje sidomos për sektorët e mineralit të hekurit, çelikut, bakrit dhe aluminit mbi furnizimin dhe stabilitetin e çmimeve, sipas një njoftimi të lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës të hënën.

Disa faktorë kanë nxitur një rritje çmimesh për mallrat në Kinë që nga fillimi i vitit. Ndërsa pohuan transmetimin e rritjeve globale të çmimeve, rregullatorët theksuan spekulimet e tepruara në industri.

Ata u zotuan për një ndjekje nga afër të lëvizjes së çmimeve të mallrave dhe për shtimin e inspektimeve në të ardhmen. Ata gjithashtu u zotuan se do zbatojnë "tolerancë zero" mbi veprimtaritë e paligjshme, të zbatojnë marrëveshjet e monopoleve dhe të godasin përhapjen e dezinformimit në industri.

Çmimet për 42 nga 50 mallrat kryesorë u rritën gjatë periudhës prill-maj, sipas Drejtorisë Shtetërore të Statistikave të Kinës. Çmimet e produkteve të çelikut dhe qymyrgurit u rritën mesatarisht mbi 10 për qind nga prilli në maj, sipas të dhënave nga Shoqata e Hekurit dhe Çelikut të Kinës.

I nxitur nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, Trguesi i Çmimeve të Prodhimit në Kinë, i cili mat ndryshimin e çmimeve të produkteve në pikën e parë të shitjes pas prodhimit, regjistroi një rritje vjetore prej 6.8 për qind në prill, duke tejkaluar parashikimet e tregut.

Kina u zotua se do të marrë masa për të siguruar furnizimin e mallrave, për të frenuar rritjen e paarsyeshme të çmimeve dhe për të parandaluar transmetimin në çmimet e konsumit në Takimin Ekzekutiv të Këshillit të Shtetit të kryesuar nga kryeministri Li Keqiang javën e kaluar. (Albana)