Më 30 prill, akademiku i lartë në Akademinë e Inxhinierisë të Kinës, Wang Jinnan, foli mbi temën e forcimit të punës ekologjike në gjendjen e re. Pjesëmarrësit në këtë studim ishin anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së. Kjo është hera e 29-të e studimeve kolektive pas formimit të Byrosë Politike të legjislaturës së 19-të në tetor 2017.

Sistemi i studimeve kolektive për byronë politike të PKK-së u krijua në vitin 2002. Deri tani, janë organizuar afro 150 studime të tilla, në fushat e financës, sigurimeve shoqërore, medias, inteligjencë artificiale, të dhënave të mëdha, mbrojtjes së mjedisit etj.

Gazetari i “New York Times”, Howard French, tha se me këtë konsultim në kohë të caktuar mes udhëheqësve dhe specialistëve, “Kina ka hapur një dritare për mendime vërtetë të rëndësishme”. Ndërsa, gazeta hungareze “HVG” shkruan: “Mësimet kanë zgjeruar horizontin e udhëheqësve të lartë të Kinës.”

Në fakt, në një botë që ndryshon pandërprerë, shtimi i vetërregullimit dhe i gjallërisë së brendshme nëpërmjet mësimeve është bërë gjeni i fuqishëm me të cilin, PKK-ja arrin sukses të njëpasnjëshëm. Shkrimtari amerikan që ka intervistuar udhëheqës të lartë të Kinës, Robert Lawrence Kuhn u shpreh: “Kur u takova me udhëheqësit e lartë të PKK-së, u lumturova tek pashë që ata i kushtojnë një rëndësi të jashtëzakonshme studimit, në krahasim me liderët shtetërorë të vendeve të tjera të botës.”

Në vitin 1938, themeluesi kryesor i PKK-së Mao Cedun bëri thirrje të qartë “për një konkurrim mësimesh në mbarë partinë” dhe “e gjithë partia të shndërrohet në një shkollë të madhe”. Me integrimin e mësimeve dhe praktikave, PKK-ja korri fitore në luftën kundër pushtimit japonez dhe luftën e çlirimit të Kinës, duke krijuar Republikën Popullore të Kinës.

Në fillim të krijimit, Kina ka marrë mësime nga Bashkimi Sovietik, duke krijuar bazë industrializimi. Në vitin 1978, PKK-ja dërgoi delegacione për vizitë në Japoni, Europën Perëndimore, Europën Lindore dhe në rajonet e Hong-Kongut dhe të Makaos, duke marrë mësime të gjera, qoftë të sukseseve ashtu edhe të humbjeve.

“Daily Telegraph” e vlerësoi reformën dhe hapjen e Kinës me “fleksibilitet”, “vetëkritikë” dhe “procesi i madh i mësimeve”.

Themeluar 100 vjet më parë dhe 72 vjet në pushtet, PKK-ja ka mposhtur “shqetësimet e aftësisë” nëpërmjet studimit, duke u përballuar në mënyrë efektive me sfidat e kohëve të ndryshme. Studiuesi i lartë i Universitetit të Kembrixhit Martin Jacques u shpreh që “Kina po zhvillohet me ritëm habitës dhe po bëhet një nga vendet me ndikim më të madh të botës. Edhe PKK-ja ka marrë arritje të mrekullueshme. Në të ardhmen, PKK-ja me siguri do të përballojë sfida të ndryshme, por ajo mund të ruajë përgjithmonë gjendjen modeste dhe atë të të mësuarit të pandërprerë, pasi kjo ka vlerë të madhe.

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së dhe kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka theksuar rëndësinë e mësimit për PKK-në: “Anëtarët e PKK-së kanë mbërritur këtu me mësime dhe po me mësime ata do të ecin medoemos përpara drejt të ardhmes.”

(Jiang Lei/Albana)