Foto nga VCG
Panairi i mallrave të licensuara të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit po zhvillohet në Pekin.
Programi i biznesit të licensimit, si pjesë përbërëse e rëndësishme e marketingut të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, është ngarkuar me misionet si përhapja e frymës olimpike, zhvillimi i kulturës kineze, promovimi i Lojërave Olimpike, paraqitja e karakteristikave të qyteteve organizatore etj. Deri tani Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ka krijuar mbi 3 700 mallra të licensuara të 15 kategorive, përfshirë produkte koleksioni, si stema, pulla poste, produkte zejtarie, monedha përkujtimore me metale të çmuara, si dhe mallra të përdorimit të përditshëm, si veshje, artikuj shkrimi, ombrella, çanta e valixhe, produkte sporti etj.
Foto nga VCG
Dizajni i mallrave të licensuara integron imazhet thelbësore të Olimpiadës Dimërore të Pekinit, si emblema olimpike, maskotë, piktograme sportive, stadiume e pallate sporti etj., për të nxitur ndërgjegjësimin e për të rritur vëmendjen e publikut për Olimpiadën Dimërore. (Wang Lei/ Artan)