Në artikullin e botuar më 5 maj në gazetën amerikane "The Washington Post", profesori i sociologjisë në Universitetin e Jorkut të Kanadasë, Cary Wu, vë në dukje se nga një sërë sondazhesh zbulohet se suksesi i qeverisë kineze në përballimin e gjendjes epidemike ka forcuar "ligjshmërinë" e saj dhe se 98 % e të pyeturve besojnë te qeveria kineze. Ky studim vërtetoi rezultatet e shumë sondazheve të mëparshme. Në korrik 2020, Shkolla e Qeverisjes "John F. Kennedy" pranë Universitetit të Harvardit publikoi një raport me titull: "Të kuptuarit e qëndrueshmërisë së Partisë Komuniste të Kinës: Një sondazh afatgjatë i opinionit publik në Kinë". Sipas këtij sondazhi, që zgjati për 13 vjet dhe përfshiu mbi 30 mijë banorë, qysh nga viti 2003, kënaqësia e masave popullore të Kinës për qeverinë e tyre është ngritur gjithanshëm dhe ka arritur në 93 %. Në këtë raport shprehet mendimi se "Partia Komuniste e Kinës (PKK) është po aq e fuqishme sa dikur dhe përkrahja e gjerë e masave popullore për politikat e Partisë i ka shtuar asaj qëndrueshmërinë."

Nga rezultati i sondazhit del se "sekreti" i qeverisjes afatgjatë të PKK-së dhe i përkrahjes nga populli është vënia e popullit në qendër, komenton Grupi Mediatik i Kinës në një artikull.

Nga një raport sondazhi nga Shkolla e Qeverisjes "John F. Kennedy" pranë Universitetit të Harvardit del se në vitin 2016, niveli i kënaqësisë së masave popullore kineze për qeverinë arriti në 93.1%.

Nga një raport sondazhi nga Shkolla e Qeverisjes "John F. Kennedy" pranë Universitetit të Harvardit del se në vitin 2016, niveli i kënaqësisë së masave popullore kineze për qeverinë arriti në 93.1%.

Para mbi 2 mijë vjetëve, mendimtari i famshëm kinez Xun Zi bëri një analogji midis popullit e ujit dhe midis qeveritarit e anijes, duke shprehur mendimin se "uji mund ta mbajë anijen, por edhe mund ta përmbysë." Sot, partia në fuqi në Kinë trashëgon dhe zhvillon këtë ide të lashtë, duke i vënë gjithmonë interesat e popullit në plan të parë.

Long Zhian, bashkëpunëtor i vjetër i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin, është i mendimit se statusi në fuqi i Partisë Komuniste të Kinës vjen nga synimi i saj. Në njëfarë mënyre, Perëndimi nuk e kupton me të vërtetë modelin e Kinës dhe synimin e PKK-së, e cila mbart shpresat e popullit kinez. Pikërisht me këtë synim origjinal, të cilit i është përmbajtur deri më sot, PKK-ja ka ruajtur statusin e saj politik në mënyrë të qëndrueshme, e mbyll komentin e vet Grupi Mediatik i Kinës. (Wang Lei/ Artani)