Foto nga VCG
Franca do të lehtësojë disa kufizime të Covid-19 në udhëtimet ndërkombëtare jashtë Evropës, njoftoi Ministria e Jashtme.
Udhëtarëve nga ose drejt Australisë, Koresë së Jugut, Izraelit, Japonisë, Zelandës së Re, Britanisë dhe Singaporit nuk do t'u duhet më një arsye bindëse për të udhëtuar, citon “The Guardian”.
Foto nga VCG
Të gjitha kufizimet e tjera, të tilla si një kërkesë për një test negativ Covid-19 më pak se 72 orë para udhëtimit, do të qëndrojnë në fuqi, njoftoi ministria, duke shtuar se një dekret do të botohej në 12 mars. (Irma)