Të enjten, në konferencën e shtypit të organizuar pas mbylljes së sesionit të 4-t të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh se Kina do të vazhdojë të zbatojë kurset "Një shtet me dy sisteme", "Qeverisja e Hong-Kongut nga hongkongasit" dhe "Vetëqeverisja e lartë", do të veprojë sipas Kushtetutës dhe Ligjit Themeltar, do të zbatojë sistemin juridik në mbrojtjen e sigurisë shtetërore duke përkrahur fuqimisht punët e qeverisë së Rajonit të Posaçëm dhe të kryeekzekutives.

Duke folur për miratimin nga AKP-ja të vendimit për përsosjen e sistemit zgjedhor në rajonin e Hong-Kongut, kryeministri Li vuri në dukje se vendimi tregon qartë se duhet t'i përmbahen "Një shtet me dy sisteme" dhe "Qeverisja e Hong-Kongut nga hongkongasit" për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të parimit "Një shtet, dy sisteme".

Li Keqiang shprehu shpresën se qarqet e ndryshme të Hong-Kongut mund të bashkëpunojnë për të mposhtur sa më parë pandeminë duke realizuar rimëkëmbjen ekonomike, përmirësimin e jetesës së banorëve dhe lulëzimin e stabilitetin afatgjatë të Hong-Kongut.

Duke folur për problemin e Tajvanit, Li Keqiang ritheksoi se qeveria qendrore i përmbahet gjithmonë pikëpamjes "një familje mes dy brigjeve". Në të ardhmen, qeveria qendrore do të vazhdojë të shpërndajë mundësitë e zhvillimit të pjesës së brendshme me bashkëatdhetarët tajvanezë për të nxitur zhvillimin e përbashkët të dy brigjeve.

Kryeministri Li u shpreh se kursi i qeverisë qendrore ndaj rajonit të Tajvanit është i qartë, domethënë parimi i ‘Një Kine’ dhe mendimet unanime të arritura në vitin 1992 midis dy brigjeve. Nën këtë kusht paraprak, pjesa e brendshme mirëpret të gjitha partitë dhe organizatat e Tajvanit të zhvillojnë shkëmbimet e dialogun me të për marrëdhëniet midis dy brigjeve dhe të ardhmen e kombit kinez. Ai theksoi se Kina nxit me vendosmëri zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve dhe ribashkimin e atdheut dhe kundërshton "pavarësinë e Tajvanit" në çdo formë dhe ndërhyrjen e huaj.(Foto nga VCG)