Foto nga VCG
Rritja e eksporteve gjermane u përshpejtua në janar falë pjesërisht rimëkëmbjes së porosive nga Kina, sipas të dhënave të reja. Eksportet u rritën në mënyrë të papritur 1.4% në bazë mujore, më shpejt se rritja 0.4% e regjistruar në muaji dhjetor, shkruan “ATSH”. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie prej 1.2%.
Foto nga VCG
Pjesa më e madhe e rritjes erdhi nga Kina, ku eksportet u rritën me 3.1% nga i njëjti muaj i vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, eksportet gjermane në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fundosur.
Importet në Gjermani ranë më shpejt sesa pritej, duke rënë me 4.7% pasi kishin mbetur të pandryshuara në muajin e kaluar. (Elona)