foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh në konferencën e shtypit pas sesionit të katërt të Legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore se Kina dhe ShBA-ja ndajnë interesa të përbashkëta dhe mund të zhvillojnë bashkëpunim në shumë fusha. Të dyja palët duhet të përqëndrohen tek këto interesa dhe duhet t’i nxisin marrëdhëniet kino-amerikane drejt stabilitetit të përgjithshëm.

Li u shpreh se pala kineze shpreson të ndjekë frymën e bisedës së fundit të presidentit Xi Jinping dhe atij amerikan Joe Biden, me respektimin e interesave thelbësore reciproke dhe shqetësimet kryesore, mosndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit, dhe respektimin e parimeve të mos-konfliktit, mos-përballjes si dhe të ndjekin respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim me përfitime të përbashkëta për t’i nxitur marrëdhëniet dypalëshe në një drejtim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Kjo përputhet jo vetëm me interesat e dy popujve, por gjithashtu është pritshmëri e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja kanë disa ndryshime në histori, kulturë, fazën e zhvillimit dhe të sistemit shoqëror dhe prandaj kanë mospajtime, por qëllimi është si t’i trajtojnë këto dallime. Kryeministri kinez shprehu shpresën që dy palët do të zhvillojnë dialog, edhe nëse nuk arrijnë njëzëshmëri, dy palët mund të shkëmbejnë mendimet për të rritur besimin e ndërsjellë. Këto do të jenë në favor të kontrollimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, shtoi kreu i qeverisë kineze. (Çang Çuo/Albana)