foto nga Xinhua
Sapo mbylli punimet sesioni i katërt i Legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Kryeministri kinez Li Keqiang tha në konferencën e shtypit pas sesionit se në të ardhmen pala kineze do të vazhdojë të punojë së bashku me OBSh-në për gjurmueshmërinë shkencore të koronavirusit të ri.
Li Keqiang vuri në dukje se pandemia e COVID-19 është ngjarje e papritur globale e shëndetit publik. Pala kineze dhe palë të ndyshme shpresojnë të zbulojnë më shumë mbi këtë koronavirus, gjë që do i hapë rrugë parandalimit dhe kontrollimit më të mirë. Gjurmueshmëria është një problem i ndërlikuar shkencor dhe kërkon bashkëpunim të gjerë të vendeve të ndryshme. Pala kineze do të mbajë kontakte me OBSh-në në parimet e hapjes dhe të bashkëpunimit dhe përkrah specialistët e OBSh-së të vijnë në Kinë për të bërë studime të mëtejshme në këtë aspekt. Tani përveç gjurmueshmërisë, duhet të bëjmë si duhet misionin e parandalimit dhe të kontrollit duke përfshirë vakësimin etj. Kemi besim se njerëzimi do të fitojë luftën kundër pandemisë. (Çang Çuo/Albana)