Komiteti i 13-të Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) dhe Komiteti i Përhershëm i tij ishin aktivë në luftën kundër COVID-19 në vitin 2020 dhe organizatat e KKPPK-së "u angazhuan menjëherë" në luftën kundër pandemisë. Kështu u shpreh të enjten Wang Yang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së në raportin e punës të mbajtur në sesionin e 4-t të Komitetit të 13-të Kombëtar të KKPPK-së në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Komiteti Kombëtar i KKPPK-së dhe Komiteti i Përhershëm i tij krijuan një procedurë të shpejtë për trajtimin e propozimeve, publikuan 249 "Raporte ditore mbi kushtet shoqërore" dhe paraqitën 699 propozime, duke kontribuuar në procesin e vendimmarrjes së Komitetit Qendror të PKK-së, tha Wang.

Organi më i lartë këshillimor politik organizoi edhe sesione diskutimesh të formave të ndryshme për të ndihmuar në hartimin e Planit të 14-të 5-vjeçar të Kinës (2021-2025), theksoi ai.

Sesioni i 4-t i Komitetit të 13-të Kombëtar të KKPPK-së, pjesë e "Dy sesioneve" vjetore të Kinës, filloi në Pekin pasditen e së enjtes. (Xu Guang/Artan)