Foto nga VCG
Provinca kineze Hebei, ku së fundi pati një rigjallërim të infektimeve me Covid-19, të mërkurën pa pesë rastet e fundit të konfirmuara të dala nga spitalet, shkruan “Xinhua”.
Ndërsa të gjithë pacientët ishin shëruar, krahina tani ka zero pacientë të regjistruar Covid-19 ose infeksione asimptomatike, sipas komisionit shëndetësor të krahinës.
Provinca veriore kineze ka raportuar gjithsej 942 raste të konfirmuara Covid-19 që nga 2 janari, në riaktivizimin e infeksioneve, situatë e cila u qetësua në shkurt mes masave gjithëpërfshirëse antivirus. (Irma)