Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do t’i dhurojë vaksina anti-Covid Kamerunit. Ambasadori kinez në Kamerun, Wang Yingwu, deklaroi se kjo është një përmbushje e angazhimit të presidentit kinez Xi Jinping për të vënë në dispozicion vaksinat kineze për vendet në zhvillim, në përpjekje për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Ministri i Jashtëm i Kamerunit Lejeune Mbella Mbella shprehu mirënjohjen e sinqertë për Kinën, duke nënvizuar bashkëpunimin miqësor dhe të qëndrueshëm mes dy vendeve, shkruan “Xinhua”.

Më 1 mars, ministri i Shëndetësisë në Kamerun, Manaouda Malachie, paralajmëroi se kombi i Afrikës Qendrore nuk ishte larg nga vala e dytë e pandemisë, për shkak të mosrespektimit të vazhdueshëm të masave parandaluese nga njerëzit. (Irma)